Politikë Më shumë

Abazoviq: ASK ka përgjuar politikanë dhe gazetarë

Prej tvteuta18:35, 6 Shkurt 2021

Zv.kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, i shoqëruar nga ministri i punëve të brendshme Sergej Sekuloviq dhe i drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, Vlladimir Leposaviq, mbajti sot në mëngjes një konferencë për media, në të cilën publikoi të dhënat se pjestarë të Agjencia për Siguri Kombëtare kishte punuar në dëm të interesit publik dhe në favor të strukturave të caktuara politike, duke përgjuar politikanë të opozitës dhe gazetarë, kundër rregullave të shërbimit. Në këtë drejtim u njoftua se kjo agjenci kishte lidhje edhe me portalin “Udar” i cili gjatë fushatës zgjedhore publikonte të dhëna për politikanët opozitarë të siguruara nëpërmjet përgjimeve nga kjo agjenci.

Dua të akuzoj publikisht ish drejtorin e Ajgencisë për Siguri Komëbtare, zotin Dejan Peruniçiq, si urdhëruesin kryesor të këtyre aktiviteteve, pasi nëpunësit e thjeshtë nuk kanë mundësi të ndërmarrin veprime të tilla pa urdhër të drejtorit. Prandaj zoti Peruniçiq ka detyrë të tregojë nëse për këto veprime të paligjshme  ka marrë urdhëra prej dikuj nga majat e pushtetit, strukturat kriminale apo nga ndonjë strukturë apo individ tjetër.”, tha Abazoviq

Abazoviq foli edhe për nxjerrjen e informacioneve sekrete nga ana e portalit aktuelno.me, për çka tha ai përgjegjësit duhet të vendosen para përgjegjësisë, duke shtuar se askujt nuk do ti lejohet të marrë nëpërkëmbë imazhin e vendit.

“Nëse dikush mendon se është më i fortë se shteti le të provojë ta dëshmojë. Tentativat për deskriditim të agjencisë janë tendencë për të dobësuar Agjenicinë për Siguri Kombëtare dhe me shumë mundësi për të forcuar ndikimin e shërbimeve të tjera. Kjo nuk do ti lejohet askujt.”

Lidhur me identitetin e personave të implikuar, Abazoviq tha se lënda tani është në Prokurorinë Speciale dhe nëse ajo nuk bën punën e vet, do të publikojnë emrat dhe mbiemrat e personave në fjalë. Lidhur me ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e prokurorëve dhe heqjen e prokurorisë speciale, Abazoviq  tha se ligjin nuk e ka propozuar qeveria, por do të japë mendimin e vet dhe ai me siguri do të jetë konform të gjtihë standardeve evropiane.

  • 1

    Radio