Abazovic: Takim me OSBE-në
Prej tvteuta15:19, 7 Shtator 2023
Në Mal të Zi, në pak më shumë se një vit, ka pasur rezultate historike në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zyrtarë të lartë të gjyqësorit, prokurorisë dhe policisë janë ndjekur penalisht, por kemi ende shumë punë për të bërë. Kështu ka thënë kryeministri Dritan Abazoviq në fjalimin e tij në takimin e nivelit të lartë me zyrtarë të OSBE-së në Budva.
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Schmid ishte gjithashtu e pranishme në këtë aktivitet.
Kryeministri shtoi se Europol ka luajtur një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për provat kundër trafikantëve të drogës, të cilët, siç tha ai, “kanë dëmtuar Malin e Zi për një periudhë të gjatë kohore” por që së fundmi kanë “marrë goditje nga veprimet e suksesshme të organeve ligjzbatuese”.
Duke folur për luftën kundër krimit, Abazovic tha se aksionet po vazhdojnë, jo vetëm për ndalimin e kontrabandës së cigareve, por edhe për trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, duke thënë se “dora e drejtësisë nuk do të ndalet”, njofton zyra e kryeministrit.
“Gjyqësori mbetet një shtyllë e shtetit që ende duhet të renovohet”. Mbështetje për përpjekjet e Prokurorisë, Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare”, theksoi Abazoviq.
Duke folur për politikën e jashtme të qeverisë, kryeministri theksoi se ajo është 100% në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian sa i takon agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke shtuar se ne jemi një vend që kemi pranuar përqindjen më të madhe të qytetarëve ukrainas. në raport me popullsinë.
“Ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi çështje të hapura me fqinjët dhe kjo do të jetë gjithmonë politika jonë. Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së. Çdo gjë e mirë që ndodh në rajon reflekton mirë edhe në Malin e Zi”, tha Abazoviq, duke folur për çështjet rajonale.