Abazovic në Forumin Strategjik të Bledit
Prej tvteuta16:08, 27 Gusht 2023
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga sot do të marrë pjesë në Forumin e 18-të Strategjik të Bled-it, i cili organizohet këtë vit me titullin “Solidariteti për të Ardhmen Globale”, si dhe në Panelin e Lidershipit që do të mbahet nesër.
Përveç kryeministrit, në panelistët e shpallur janë edhe Sharl Michel, President i Këshillit Evropian, Nikolaj Denkoviq, Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Borjana Krishto, Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinë, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Krahas pjesëmarrjes në panel, kryeministri Abazoviq pritet të ketë edhe takime të shumta në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it, njofton Qeveria.