Abasadori Ridi Kurtezi uron festen e 28 nëntorit
Prej tvteuta15:02, 28 Nëntor 2020

Të nderuar bashkëkombas,
Të dashur shqiptarë,
28 Nëntori i vitit 1912 është data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë – data kur të gjithë ne shqiptarët festojmë me krenari shpalljen e pavarësisë, e cila nuk erdhi si dhuratë, por vetëm përmes luftërash, mundimesh dhe sakrificash shekullore.
28 Nëntori i vitit 1912 konsiderohet, gjithashtu, edhe si dita e flamurit në ndërgjegjen historike të shqiptarëve. Sepse pikërisht, në 28 nëntor te vitit 1443, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, ai, që mirënjohja e popullit shqiptar e nderon si Heroin Kombëtar, ngriti në Krujë flamurin e Kastriotëve.
Si një fakt historik, nëntori është muaji që lidh edhe një ngjarje tjetër të rëndësihme për shqiptarët. Perkrah ditës së flamurit, Shqiptarët festojnë edhe 76 vjetorin e çlirimit të vendit nga nazifashizmi, duke e rradhitur vendin krenarisht krah për krah me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore.
Festa e Pavarësisë vjen sot në kushtet e një pandemie të paprecedentë, ku po humbin jetën me qindra qytetarë. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë me ata që nuk e fitojnë këtë betejë, me familjet që përjetojnë dhimbjen e humbjes së njerëzve të shtrenjtë, ndaj dhe ju ftoj të qëndrojmë të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Le të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar familjet në nevojë nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe të tregojmë se jemi një komb i bashkuar, i lidhur ngushtë me dhembshuri.
Gëzuar të dashur bashkëkombas 28 Nëntorin, festën e të gjithë shqiptarëve.
Ridi Kurtezi, Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi