Aktuale Më shumë

A e dini se çfarë mund t’ju ndodhë nëse i hani bërthamat e qershijave?

Prej admin18:37, 2 Shtator 2022

Nëse jeni një prej atyre që ju pëlqejnë aq shumë qershijat sa që i hani me gjithë bërthama, ndaluni menjiherë. Sado që fruti i qershisë vetë është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm kjo nuk mund të thuhet edhe për bërthamat e tyre.

Bërthamat e qershijave përmbajnë një substancë të quajtur amygdalin të cilin organizmi i njeriut e shndërron në një helm të rrezikshëm të quajtur cianid. Cianidi ndërhyn përmes qarkullimit të gjakut në funksionet e organeve thelbësore të trupit si truri, zemra dhe mushkëritë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Megjithatë nuk ka arsye të frikësoheni nëse keni kapërdirë padashje 1 ose 2 bërthama qershie. Por më shumë se 8-10 të tilla rresht mund të jenë vërtetë të rrezikshme, sidomos kur kafshohen. Mësojini fëmijët të hanë qershijat duke mos i kaluar poshtë bërthamat e tyre.

 

  • 1

    Radio