A e dini sa kushton “Topi i Artë”?
Prej tvteuta18 October 2022

Këtë sukses, ai e arriti për herë të parë në karrierë, vetëm në moshën 34-vjeçare. Ky çmim është kryesori që një futbollist mund të arrijë në karrierë individualisht. Por, a e dini se sa është vlera e “Topit të Artë”? Nuk do ta besoni se sa lirë kushton ky trofe. Vlera për prodhimin e trofeut “Ballon d’Or” shkon në vetëm rreth 3 mijë euro. Ai është 31 centimetra i gjatë dhe 23 centimetra i gjerë dhe peshon pak mbi shtatë kilogramë. Megjithatë, vlera e trofeut “Ballon d’Or” mund të shkojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë. Për shembull, trofeu i Botërorit të FIFA-s kap vlerën e rreth 20 milionë dollarëve ndërsa trofeu “Vince Lombardi” i NFL-së për fituesin e “Super Bowl” është 50 mijë dollar