A do të shiten gazetat të dielave?

Prej tvteuta15:05, 16 Tetor 2019

Shtëpitë mediatike që veprojnë në Mal të Zi kanë kërkuar nga Ministria e ekonomisë sqarim në lidhje me atë në nëse objektet që merren me shitjen e gazetave do të punojnë apo jo të dieleva, pasi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, objektet tregtare nuk punojnë në këto ditë. Nga Ministria e ekonomisë kanë dhënë përgjigje se objektet ku vlera e gazetave është më e madhe se ajo e produkteve të tjera mund të punojnë të dielave, por në Mal të Zi këto objekte nuk ekzistojnë, pasi gazetat janë malli më i lirë në to dhe jo më i shtrenjti. Shtëpitë mediatike kërkojnë sqarim të saktë të këtij neni të ligjit, përndryshe të dielave nuk do të ketë shitje të gazetave.

  • 1

    Radio