Politikë Më shumë

A.Daboviq, kandidat i PDS për kryetar Komune

Prej tvteuta18:39, 22 Shkurt 2021

Pas gati një muaji të spekullimeve të ndryshme lidhur me atë se kush do të jetë kandidat i PDS, për të zevendësuar  Loro Nrekiq në krye të Komunës, tani është konfirmuar përfundimisht se ky do të jetë Aleksandër Daboviq, kryearkitekti i qytetit, dhe anëtar i Këshillit Qendror të kësaj partie, i cili fitoi përkrahjen kryesisë së partisë me propozim të Këshillit Komunal. Më herët, si kandidatë potencial figuronin edhe kryetari  i Këshillit Komunal të kësaj partie në Ulqin, Sead Osmanoviq, dhe drejtori i “Rivierës së Ulqinit”, Bojan Gjakonoviq. Daboviq shihet si përfaqësues i brezit të ri të kuadrëve të kësaj partie, por akoma nuk dihet se sa përkrahje ka edhe në subjektin që përfaqëson, pasi pas humbjes në zgjedhjet e 30 gushtit, në këtë subjekt në nivel lokal ka pasur dyshime për unitetin e partisë lidhur me kandidatët potencial.  Sidoqoftë, viti aktual mund të cilësohet si vit zgjedhor, pasi zgjedhjet e rregullta lokale duhet të ,bahen në fillim të vitit tjetër, çka do të thotë se subjektet politike veç kanë filluar të përgatiten për fushatë. Në këtë kontekst, akom nuk dihet nëse Daboviq do të ketë përkrahje të plotë të partnerëve të koalicionit. Forca e Re Demokratike është e para që ka dalë me qëndrim se komuna duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se nuk do të përkrahin asnjë kandidat nga PDS për kryetar komune.  Po të mos kishte ndodhur 30 gushti, besnikëria i PD dhe UDSH nuk do të vendosej në pikëpyetje, por duket se ndryshimi i skenës politike ka bërë që edhe këto subjekte të mos kenë një qëndrim të caktuar. Afatet ligjore për zgjedhjen e kryetarit të ri po i afrohen skadimit, dhe situata duhet të zgjidhet gjatë muajit mars, qoftë me zgjedhjen e kryetarit të ri, ose shkuarjen në zgjedhje të reja, të cilat për momentin nuk i konvenojnë shumicës së subjekteve të mazhorancës.

  • 1

    Radio