Lajmërim anonim: Bombë në Portin e Tivarit?
Prej tvteuta14:09, 7 Shkurt 2022
Në selinë e RadioTivarit rreth orës 12 të ditës së sotme, një person i panjohur ka telefonuar duke thënë: “Kjo është një telefonatë anonime. Në Portin e Tivarit është vendosur eksploziv, nëse nuk lajmëroni policinë, për 10 minuta do të hidhet në erë i gjithë Tivari”, pas së cilës e uli telefonin, njofton portali Barinfo.
Drejtoresha e Radio Tivarit, Vesna Shoshkiq ka njoftuar menjëherë shefin e policisë, Veselin Tabash, i cili ka marrë të gjitha masat në përputhje me procedurën për raste të tilla.
/Barinfo