Pompa e ujit lë pa gjumë banorët. “Nga zhurma dhe dridhjet nuk jetojmë dot”

Prej tvteuta18:49, 26 Janar 2022

Banorët e rrugës Vojo Llakçeviq, e cila çon për në Mal të Bardhë, për çdo natë përballen me zhurmën dhe dridhjet e pompës së ujit . Ata thonë se e kanë të pamundur jetën normale në këto kushte.

Më i goditur është Suad Mehmeti,  shtëpia e të cilit ndodhet ngjitur me objektin ku është vendosur pompa. Ai për TV Teuta thotë se jetë i është bërë e padurueshme, dhe shpesh i ka ndodhur që të largohet nga shtëpia dhe të kthehet vetëm kur pompa fiket.

Mehmeti thotë se disa herë i’u është drejtuar institucioneve kompetente, nga N.P “Ujësjellës – kanalizime”, e deri tek kryetarët e komunave, por deri tani ka marrë vetëm premtime.

Përveç problemit me rehatinë dhe atij shëndetësor, zhurma e madhe banorëve u krijon edhe problem ekonomik. Të pakët janë turistët që pranojnë të akomodohen në kushte të tilla. Nga ana tjetër, ata nuk kërkojnë që pompa të hiqet, thjesht të gjendet mënyra që rë reduktohen zhurma dhe dridhjet.

TV Teuta u mundua që për çështjen të kontaktojë edhe drejtorin e N.P “Ujësjellës-kanalizime” Arjan Lamoviq, por ai nuk u përgjigj në thirrjet telefonike.

  • 1

    Radio