Aktuale Më shumë

Në pritje të votimit të Fondit të Alimentimit

Prej tvteuta13:03, 9 Janar 2022

Ligji për mbështetje të përkohshme të fëmijëve, i cili parasheh themelimin e Fondit për Alimentim, duhet të kalojë në Kuvend në tremujorin e parë të këtij viti, tha drejtoresha ekzekutive e Qendrës për të drejtat e grave, Maja Raiçeviq.

Në një intervistë për agjensinë Mina, Raiçeviq deklaroi se votimi do të kontribuojë në përmirësimin e pozitës së fëmijëve dhe prindërve të tyre që kujdesen për ta në mënyrë të pavarur.

Siç tha ajo, në këtë moment ajo kategori e popullsisë nuk ka absolutisht asnjë mbështetje nga shteti apo shërbimet sociale.

“Mospagimi i alimentacionit është një problem serioz dhe një formë e dhunës ekonomike në familje”, tha Raiçeviq.

Ajo shpjegoi se problemi qëndron në mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore në kohën e duhur, edhe në rastin e caktimit të sanksionit për një prind që nuk paguan alimentacionin.

“Pikërisht për këtë kemi hartuar një ligj i cili parasheh themelimin e Fondit të Alimentimit. E kemi dorëzuar atë draft në Kuvend, në bashkëpunim me Klubin e Grave të Kuvendit”, tha Raiçeviq.

Ajo tha se Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale duhet të finalizojë draftin dhe të bëjë një vlerësim financiar, në mënyrë që ligji të jetë në procedurë parlamentare këtë vit.

“Politikanët tanë duhet t’i kushtojnë vëmendje temave të jetës që rrezikojnë seriozisht ekzistencën e dikujt. “Nëse është në procedurë parlamentare, ligji duhet të miratohet në fillim të vitit ose të paktën në tremujorin e parë,” beson Raiçeviq.

“Shpresoj që ky vit të shënohet nga drejtësia sociale, të cilën e kemi pasur më pak deri më tani, por edhe që shteti t’i përkushtohet fëmijëve dhe prindërve të tyre që kujdesen për ta në mënyrë të pavarur”, tha Raiçeviq.

  • 1

    Radio