Aktuale Më shumë

Mbyllet llogaria për projektet e fondit nga Abu Dabi

Prej tvteuta18:46, 15 Nëntor 2021

Prva Banka e ka mbyllur llogarinë e hapur për nevojat e zbatimit të Marrëveshjes së Huasë me Fondin Zhvillimor të Abu Dhabit, pasi u konstatua se ajo ishte hapur në mënyrë të paligjshme, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Siç theksojnë në njoftim, kjo bankë ka ardhur në përfundim se llogaria është e paligjshme pasi Banka Qendrore e Malit të Zi ka ndërmarrë veprime të caktuara me iniciativën e Ministrisë së Bujqësisë për ta zgjidhur këtë çështje.

Me paralajmërimin e Bankës Qendrore të Malit të Zi, Prva banka nuk arriti të siguronte dokumentacionin që ishte e detyruar ta kishte për hapjen e llogarisë, dhe për këtë e ndërpreru Marrëveshjen Kornizë për hapjen dhe mbajtjen e llogarisë së transaksionit për pagesat kombëtare dhe Marrëveshjen kornizë për hapja dhe mbajtjen e llogarisë për ekzekutimin e pagesave ndërkombëtare që janë lidhur me ish-Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Huasë me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabit”, thuhet në deklaratë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio