Zaharova komenton ngjarjet në Cetinë

Prej tvteuta17:19, 8 Shtator 2021

Zëdhënësja e Kremlinit Marija Zaharova, tha se është për keqardhje që disa qarqe të caktuata  shfrytëzojnë çështjet fetare për politika të brendshme dhe përhapjen e armiqësive. Ajo vuri në dukje se Moska mbështet plotësisht deklaratat e patriarkut serb Porfirije dhe kryepeshkopit Joanikije, për  uljen e tensioneve. Lidhur me këtë deklaratë reagoi deputeti i PDS Andrija Nikoliq, sipas të cilit nuk është lajm i ri që një rajon i paqëndrueshëm i përshtatet Rusisë. Nikoliq tha se Zaharova konfirmoi se politikat e Moskës, Beogradit dhe Podgoricës zyrtare ishin në të njëjtën frekuencë dhe se Kisha Ortodokse Serbe ishte një instrument për forcimin e ndikimit rus në Mal të Zi.

  • 1

    Radio