Sociale Më shumë

Dr . Mustafa – Komuna e Ulqinit i ka paguar shtrenjtë pasojat e Covidit

Prej tvteuta12:30, 7 Shtator 2021

Personat që kanë humbur betejën me Covid 19 duhet të na jenë  shembull për tu vaksinuar

Situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit vazhdon të jetë alarmante, kështu  shprehet për Televizionin Teuta   epidemiologu Dr.  Kreshnik Mustafa. Ky numër kaq i lartë i të infektuarve sipas Dr , Mustafa vjen si pasojë e mos respektimit të masave mbrojtëse, por edhe mos vaksinimi i duhur i popullatës.

“Ditëve të fundit  kemi një  numër më të vogël  të  personave pozitiv në Covid 19,por edhe interesimi për tu vaksinuar është më i madh” shprehet  ai .

Mustafa  tha se aktualisht është duke u luftuar me një virus i cili ka shumë të pa njohura ,mbrojtësi më i mirë nga ky virus është vaksinimi .Rreth 90% të rasteve që rezultojnë pozitiv në Covid 19 janë të pa vaksinuar, ndërsa  ka edhe persona që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe janë infektuar , por që e kanë përballuar më lehtë .

Ai i bëri apel të gjithëve që të vaksinohet, siç u shpreh ai ,vaksina nuk ka asnjë efekt negativ që mund të dëmtojë shëndetin, përkundrazi  vaksina mundet  vetëm të na mbrojë shprehet Mustafa .

“Komuna e Ulqinit i ka paguar shtrenjtë  pasojat e këtij virusi, pikërisht ata njerëz që nuk e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, duhet të jenë shembull  për të gjithë që  të vaksinohen dhe të paraqiten sa më parë te mjeku  i zgjedhur ,apo Covid ambulancë, me simptomat e para” ka thënë Mustafa .

Dr Mustafa  apelon tek të gjithë personat që në shtëpi kanë një të infektuar dhe jetojnë me të, duhet të testohet dhe të izolohet për 14 ditë, ku ekziston rreziku për tu infektuar, sidomos personat që nuk janë të vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar Covidin. Ai u shpreh se testi nuk duhet bërë menjëherë ,por duhet të kalojë minimum  tre, deri në katër ditë, pasi që ka pasur  kontakt me një të infektuar, ku nuk duhet neglizhuar asnjë simptomë .Faza e inkubacionit zgjatë 14 ditë.

H.Nelaj

  • 1

    Radio