Sociale Më shumë

Nga 1 shatori nxënësit e shkollave fillore me libra të rinj për letërsi

Prej tvteuta10:36, 7 Shtator 2021

Nga data 1 shtator të gjithë nxënësit e klasave të para në gjuhën shqipe në Mal të Zi do të përdorin librin e ri të letërsisë “E dua shkollën” të autorëve Arlinda Sukaliq dhe Ali Gjeçbritaj. Libri është botuar nga Enti i teksteve dhe të mjeteve mësimore në Podgoricë. Libri përmban materiale të cilat janë të përshtatëshme për planprogramin shkollor, por përmban edhe disa nga temat të cilat ishin edhe në librin paraprak, thotë autoria e librit Arlinda Sukaliq për Tv Teuta. Ajo gjithashtu shton që kanë punuar edhe në librin e mësuesit në bashkëpunim me Rrok Gjelaj, libër ky i cili do të jetë shtesë për mësimdhënësit.

Gjithashtu, edhe librat e mësuesit për letërsi për klasën e tetë dhe nëntë me autor dr. Haxhi Shabani janë risi për këtë vit të ri shkollor.

  • 1

    Radio