Sot u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi mbi edukimin, trajnimin dhe dhënien e donacioneve në mes të policisë malazeze dhe asaj turke

Prej tvteuta20:32, 26 Gusht 2021

Sot u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi mbi  edukimin, trajnimin dhe dhënien e donacioneve në mes të policisë malazeze dhe asaj turke.

Memorandumi u nënshkrua nga ndihmës Drejtori Milosh Rakonjac dhe Këshilltari i Xhandarmërisë në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Turqisë, Kolonel   Özgür Kılıç.

Nga të dyja palët e konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy forcave policore,  dhe u theksua rëndësia e këtij dokumenti, i cili do të jetë bazë për bashkëpunimin e planifikuar në të ardhmen.

Forcimi i marrëdhënieve të mira me kolegët nga Republika e Turqisë ka një rëndësi të madhe për policinë malazeze, veçanërisht duke pasur parasysh përvojën që policia turke ka në përgjigjen ndaj sfidave të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një shkallë më të madhe, si dhe sigurimin e tubimeve  publike me rrezik të lartë, kumtohet nga Drejtoria e policisë malazeze.

  • 1

    Radio