Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e vendeve të sigurta sa i përket Covid 19

Prej tvteuta18:39, 26 Gusht 2021

Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e vendeve të sigurta sa i përket Covid 19, njoftoi Radio Evropa e Lirë (RFE). Kjo media mëson nga burime të besueshme se Sllovenia, si vendi kryesues i Bashkimit Evropian (BE), ka përpiluar një listë të re të vendeve në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese në lidhje me lëvizjet brenda Bashkimit Evropian, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.  Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Libani janë gjithashtu në rrezik të hiqen nga lista e vendeve të sigurta nga Covid19. Në prag të fillimit të sezonit turistik veror, BE hoqi kufizimet e udhëtimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa më parë përditësonte listat çdo dy javë, sipas situatës epidemiologjike në secilin vend individualisht. Kjo praktikë do të vazhdojë pasi institucionet evropiane të kthehen në funksionimin normal pas pushimeve verore.

  • 1

    Radio