Shalqiri me shumicë 0.10 euro, bujqit të dëmtuar, nuk i mbulojnë as shpenzimet e tyre
Prej tvteuta13:34, 24 Gusht 2021
Në tregun e pemë- perimeve në Ulqinin ditëve të fundit vërehet edhe luhatje e çmimeve sidomos të perimeve. Kjo vjen ndoshta edhe si mbarim i sezonit të disa perimeve ,dhe me zvogëlimin e ofertës së tyre vjen edhe deri tek rritja e çmimeve.
Për një kilogram domate duhet ndarë 1.50 euro deri në 1.80 varëpsisht6 nga kualiteti, trangujt sot në treg janë shitur 1.30 euro , ndërsa të njëjtin çmim mbajnë patëllxhanët dhe kungujt 1 euro për kilogram. Fiqtë si pemë sezonale në tregun tonë mund të blihen nga 2,deri në 2.50 euro . Rrushi , kumbulla, pjeshka, nektar mina, bamjet, po ashtu varësisht nga cilësia sillen nga 2 deri në 2,30euro.
Shalqiri në treg shitet 0.25 deri n. 0.30 euro, ndërsa në vend me shumicë prej 0.09 deri në 0.10 cent. Qepa në treg shitet 1 euro, aq sa edhe një kilogram speca.
Edhe djathi ka pësuar  rritje të çmimit, sillet nga 4 ,deri në 6 euro për kilogram.
Tregtarët shprehen se  shitja është e dobët ,edhe pse siç ata pohojnë çmimet janë reale, për  një vizitë kaq të dobët ata fajësojnë mungesën për vend parkim. Tregtarët po ashtu kanë vërejtje në mirëmbajtjen e tregut, disa thonë se tregu nuk mirëmbahet si duhet ,por  ka edhe nga ata që thonë  që për pa pastërti në treg për pastërtinë për ndotjen në treg ,fajtorë janë vetë tregtarët. Deri sa shalqiri në tregun e lirë shitet 0.25 euro ,deri në 0.30 euro  në shitje me shumicë merret për më pak se 0.10 euro për kilogram,  bujqit janë të detyruar ta shesin me këtë çmim ,se siç pohojnë ata nuk i nxjerrin as shpenzimet e tyre.
H.Nelaj