Cookies House – Nga një hobi në biznes

Prej tvteuta11:53, 19 Gusht 2021

Një ide e bukur dhe me talentin për ta jetësuar atë arriti të bëhet një biznes i cili dita ditës po zgjërohet edhe më shumë. Xheki Jakupi është një nga vajzat e Cookies House , ku përveç shijes , gatimet e tyre kanë të veçantë dekorin. Gjërë më tani kanë realizuar me mijëra porosi të cilat kanë plotësuar kërkesat e klientëve. Ngjyrat dhe format nuk janë vështirë të realizohen sepse dita ditës praktikohen edhe më shumë. Kërkesat janë nga më të ndryshmet, dedikime për ditlindje, fejesa, martesa, apo edhe për ditët e shënuara siç është festa e gruas, apo edhe dita e mësusesit. Ato do të vazhdojnë të merren me këtë punë e cila përveç se u sjell të ardhrua materiale , u sjell edhe kënaqësi.

  • 1

    Radio