Sociale Më shumë

Qeveria nuk donë të nënçmojë askënd, e veçanërisht jo Serbinë

Prej tvteuta10:06, 19 Gusht 2021

Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se Qeveria që ai drejton nuk ka nënçmuar askënd dhe as që e ka këtë qëllim, e sidomos jo Serbinë, të cilën e kemi më afër. “Ne donim dhe duam ende marrëdhëniet më të mira të mundshme me këtë vend”, deklaroi Krivokapiq duke reaguar në deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Kjo ishte arsyeja pse ne menduam, dhe akoma mendojmë, që duhet të ulemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zgjidhim gjithçka që rëndon marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë.Ne mezi presim takimin e paralajmëruar, kryesisht për të mirën e njerëzve që jetojnë në të dy vendet”, tha Krivokapiq në Twitter.

Këto komente vijë pasi Vuçiq deklaroi më herët se ai dëshiron marrëdhëniet më të mira me Podgoricën, duke shtuar se nuk do të lejojë “askënd të poshtërojë” Serbinë.

  • 1

    Radio