Mustaf Bardhi: Librat janë falas dhe do të shpërndahen nga mesimdhënësit kujdestar

Prej tvteuta15:39, 16 Gusht 2021

Drejtori i SHF “Bedri Elezaga” në Anë të Malit, Mustafë Bardhi, njoftoi sot  të gjithë nxënësit dhe prindërit se librat për nxënësit e kësaj shkolle do të jenë falas nga klasa e parë e deri në klasën e  nëntë.  Dejtori Bardhi tha për TV Teuta se librat do të shpërndahen për secilën paralele nga mësimdhënësi kujdestar, në fillim të vitit shkollorë.

Të përkujtojmë se nga ky vit shkollorë, sipas Ligjit të përgjithshëm për arsim dhe edukim, të gjitha tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se shperndarja e librave nëpër shkolla fillore në Mal të Zi ka filluar me datën 10 gusht dhe është duke vijuar sipas planit të parashikuar.

Sipas informacioneve aktuale, procesi mësimorë do të fillojë me një shtator, kurse parashihet që nxënësit do të ndjekin mësimin e rregullt nga bankat shkollore.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio