Sociale Më shumë

Akuza penale për thirrjen “Vrit, ther që shqiptari mos të ekzistojë”

Prej tvteuta14:28, 15 Gusht 2021

Iniciativa Qytetare “21 Maj ”njoftoi dje Administratën e Policisë dhe Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi se një video po qarkullonte në rrjetet sociale që tregonte thirrjet nacionaliste që supozohet se u zhvilluan në Tivat, më 13 gusht 2021. Iniciativa Qytetare “21 maj” dorëzoi tek autoritetet kompetente një video që u bë virale dhe e cila shqetësoi mjaft publikun malazez.

Një grup i madh i të rinjve thërrisnin “Vritni, therni që Shiptari mos të ekzistoj”, prandaj ekziston një dyshim i bazuar se një vepër penale sipas nenit 370 të Kodit Penal të Malit të Zi – Nxitja e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare ishte e kryer.

– Duke brohoritur “Vrit dhe ther që shqiptarët mos të ekzistojnë”, dhuna dhe urrejtja ndaj shqiptarëve inkurajohen publikisht. Albanofobia është e pranishme në disa vende fqinje, dhe në Malin e Zi vitin e fundit është bërë veçanërisht e theksuar – u njoftua nga Iniciativa Qytetare “21 maj”. Iniciativa Qytetare “21. maj ”kërkon kontrolle urgjente dhe ndjekje penale të shpërthimit nacionalist të një grupi të rinjsh që pretendohet se ka ndodhur në Tivat. Ajo ngjarje, vërejnë ata, në mjedise të tjera, inkurajoi kundër-reagimet mbrojtëse, të cilat janë gjithashtu të papranueshme.

  • 1

    Radio