Sociale Më shumë

Bendo Nelaj: Kujdesi ndaj fytyrës për një lëkurë të shkëlqyer

Prej tvteuta14:00, 12 Gusht 2021

Kujdesi ndaj lëkurës është një nga gjërat më të rëndësishme për një fytyrë pa rrudha dhe që shkëlqen, një fytyrë të pastër. Stina e verës është stina e cila rrezikon më tepër fytyrën, si shkak i rrezeve të diellit, djerësitjes dhe shumë faktorëve tjerë. Lorela Bendo Nelaj, mjeke e medicinës së përgjithshme si dhe specializante për kirurgji plastike dhe estetikë për Televizionin Teuta flet për kujdesin ndaj lëkurës dhe këshillon si të jemi më të vëmendshëm. “Hapi i parë është pastrimi i lëkurës, hapi i dytë është hidratimi dhe hapi i tretë është mbrojtja nga dielli me kremra me SPF. Sa i përket pastrimit, por edhe mirëmajtjes së fytyrës është e rëndësishme që larësat dhe kremërat e fëtyrës të zgjidhen në bazë të tipit të lëkurës” thotë Bendo Nelaj.

Lëkura është pjesë e ndjeshme e trupit, sidomos nëse ekspozohet ndaj temperaturave të larta, prandaj sigurohuni që gjatë stinës së verës t’i kushtoni kujdesin e duhur lëkurës tuaj, thotë Bendo Nelaj.

  • 1

    Radio