Sociale Më shumë

Qeveria e Malit të Zi me propozim të Ministrisë së Shëndetit ka miratuar listën e re të ilaçeve që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor

Prej tvteuta19:09, 10 Gusht 2021

Qeveria e Malit të Zi me propozim të Ministrisë së Shëndetit ka miratuar listën e re të ilaçeve që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Në këtë listë ndodhen edhe 31 ilaçe të reja. “Kjo, për qytetarët, do të thotë më shumë mundësi për të përshkruar terapi të përshtatshme për pacientët individual. Këto janë ilaçe që përdoren në trajtimin e  sëmundjeve malinje, diabetit, hemofilisë, , hipertensionit, sëmundjeve reumatike, psoriazës, dhe disa të tjera. Zgjerimi i listës së ilaçeve inkurajon konkurrencën dhe ul çmimet e tyre, gjë që parandalon edhe favorizimin ose monopolin e çdo prodhuesi.”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga kjo ministri saktësojnë se lista përfshin ilaçe që jepen me recept dhe ato që përdoren në nivelin parësor, sekondar dhe terciar, të rimbursuar nga Fondi i sigurimit shëndetësor, si dhe ilaçe që janë një pjesë integrale e Listës Plotësuese të Ilaçeve. Nga shtatori, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë edhe negociatat me kompanitë farmaceutike në drejtim të uljes së çmimeve të ilaçeve të reja që janë pjesë përbërëse e Listës së Ilaçeve të rimbursueshme, por edhe portofolit të tyre të përgjithshëm, i cili është në Listë dhe në përdorim për një periudhë të gjatë.

  • 1

    Radio