Investim i ri në komunën e Tuzit

Prej tvteuta19:02, 10 Gusht 2021

Investimet e Komunës së Tuzit në infrastrukturën rrugore po vijojnë duke prekur çdo zonë në territorin e Komunës. Sot, kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj si dhe një pjesë të stafit të Komunës, e në praninë e qytetarëve, bëri inaugurimin e përfundimit të punimeve – asfaltimit të aksit rrugorë – Dushiq-Lekaj-Vrane. Ky aks rrugorë me gjatësi 2.4 km dhe vlerë rreth  173.000€, është një tjetër investim  shumë i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore lokale, i cili ju vjen në ndihmë banorëve të këtyre zonave, të cilët tashmë kanë standarde më të mira në infrastrukturën rrugore, thonë nga Komuna e Tuzit.

  • 1

    Radio