Jacoviq : “Parking Servisi” punon me ligjshmëri, starton çmimore e re sezonale
Prej tvteuta13:24, 4 Qershor 2021
Nga data 1 qershor “Parkin Servisi” ka startuar me çmimore të re të shërbimeve për parking. Në zonën I prej 0,40 tani çmimi i një orë parkimi kushton 0,60 euro, ndërsa në zonën II nga 0,30 sa ishte tarifa dimërore, rritet për 10 cent.
Ndërsa çmimet për biletat preferenciale ,apo mujore për qytetarët e Ulqinit për një muaj në zonën I rriten nga 8 në 10 euro, ndërsa në zonën II nga 6 në 8 euro,tha për televizionin Teuta drejtori i këtij shërbimi- Aleksandër Jacoviq.
Këtë vit risi e “Parking Servisit” do të jetë hapja e vend parkingjeve të posaçme, sinjalizimi horizontal ,dhe vertikal sidomos për motoçikleta të cilët gjatë sezonit veror janë në rritje dhe sjellin probleme në shfrytëzimin e parkimeve dhe automjeteve.
Drejtori Jacoviq shprehet se kanë situatë financiare të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, duke u përshtatur situatës aktuale ata kanë arritur të bëjnë reduktime të investimeve ,punësimeve ,duke mos ju mbetur borxh punëtorëve obligimet për pagat mujore.
Në Kuvendin Komunal në seancën e fundit para këshilltareve janë gjetur tri pika të rendit të ditës, ku njëra është aprovuar dhe bëhet fjalë për Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit në programin e punës dhe Planin financiar të SHPK “Parking Servis” e cila u votua unanimisht.
Sipas Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK)të cilët përmbajnë përveç të tjerave edhe nenin i cili parasheh që si kapital jo monetar i ndërmarrjes të përfshihen edhe vend parkimet e posaçëm të cilët udhëhiqen nga Parking Servisi ,dhe sipas vendimit të kuvendit këto lokacione janë pronë e Komunës së Ulqinit. Përveç të tjerave aty përfshihen edhe dy lokacione të, të Mirave Detare ,ku ky shërbim me anë të një amendamenti ka fituar pëlqimin pozitiv për anulimin e shpalljes publike nga të Mirat Detare. Jacoviq u shpreh se me këtë akt është bërë decentralizimi i qetë i pushtetit .Ai tha se dezinformata pompoze të Lëvizjes Qytetare URA mund të kenë një tjetër prapaskenë.
H.Nelaj