Kulturë Më shumë

U hap panairi i artizanateve në Tuz

Prej tvteuta10:17, 9 Mars 2020

Dje, në komunën e Tuzit, u hap panairi i artizanateve në të cilin u paraqiten 40 ekspozues nga 8 komuna të rajonit. Panairin e hapi kryetari i komunës se Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse shprehu kënaqësinë që i jepet rasti të jetë nikoqir i këtij aktiviteti, ku marrin pjesë më tepër se 40 femra ekspozuese  dhe të cilave, njëkohësisht, u uroi edhe festën e 8 Marsit. Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, është shprehur e kënaqur që ndodhet në Tuz dhe njëkohësisht  i ka përgëzuar të gjitha pjesëtaret me rastin e 8 Marsit. Manifestimi ka vazhduar me panel diskutimin “Gratë e suksesshme të rajonit,”  ku pjesëmarrëset në diskutim debatuan dhe prezantuan pozitën aktuale të gruas në jetën shoqërore dhe politike.

  • 1

    Radio