Koha e shenjtë e Kreshmëve është periudha më në shenjë e jetës liturgjike

Prej tvteuta14:08, 28 Shkurt 2020

Koha e shenjtë e Kreshmëve është periudha më në shenjë e jetës liturgjike, kohë pendese, agjërimi, lutjeje dhe veprave të mira. Është kjo kohë e shenjtë prej 40-ditësh e cila fillon të mërkurën e Përhimë dhe i paraprinë festës së Pashkëve e cila thërret besimtarët në pendesë, lutje dhe kthim shpirtërorë. Gjatë kësaj kohe sidomos theksohet largimi prej mëkateve në njërën anë, e në anën tjetër porositen besimtarët të lusin për mëkatarët, shprehet për televizionin Teuta famullitari  Gabriell Grabanica.

Kreshmët përmbajnë në vete një angazhim individual dhe kolektiv. Përbëhen prej dyzetë ditëve, që fillojnë të Mërkurën e përhime e përfundojnë të Shtunën e madhe me meshën e mesnatës. Kreshmët janë të ndara në dy periudha gjashtë javore: periudha e parë janë katër të dielat e para që quhen edhe të dielat e kreshmeve dhe dy javët e fundit të cilat quhen Java e Mundimeve dhe Java e Madhe apo e Shenjtë që është edhe pjesa kryesore e Kreshmeve.

Gjatë kësaj kohe besimtarët krishter luten që të mbizotërojë falja,  të harrohen padrejtësitë, të përfundojnë hakmarrjet që festat e Pashkëve ti gjejnë të gjithë sa më të kënaqur.

  • 1

    Radio