Nrekiq për karantinën në Ulqin: Populli është kundër, edhe ne jemi kundër

Prej tvteuta10:39, 27 Shkurt 2020

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha për TV Teuta se janë të njoftuar për mundësinë që karantina për sëmundjen e koronavirusit mund të vendoset në Ulqin, dhe se për këtë ka pasur kontakte edhe me insitucionet relevante.

Nrekiq shtoi se në pushtetin lokal e kuptojnë rëndësinë për marrjen e masave parandaluese në lidhje me këtë sëmundje, por janë kundër që për këtë të shfytëzohet një destinacion turistik si Ulqini. Sipas tij, është e qartë se për këtë ekziston kundërshtim edhe tek qytetarët dhe se pushteti lokal nuk mund të dalë kundër vullnetit të tyre.

  • 1

    Radio