Sociale Më shumë

Haxhibeti: Thatësira e sivjetme po na kushton shumë

Prej tvteuta09:10, 23 Shkurt 2020

Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-kanalizime”, Fuad Haxhibeti, tha për TV Teuta se reshjet e pakta gjatë këtij dimri nuk kanë ndikuar në furnizimin e rregullt  me ujë, por janë duke i kushtuar ndërmarrjes në formë të shpenzimit më të lartë për energji elektrike. Ai shtoi se furnizimi nga burimet në Millë dhe Salç ka rënë dukshëm dhe se ato janë të detyruar të shfrytëzojnë Gaçin për të plotësuar nevojat. Sipas Haxhibetit, gjendja në këto burime është sikur në muajt e thatë të verës dhe kjo detyrimisht do të ketë kosto të lartë financiare për ndërmarrjen.

  • 1

    Radio