Kulturë Më shumë

Shkolla e muzikës në Ulqin nga viti i ri akademik merr statusin e Shkollës së Muzikës dhe Baletit

Prej tvteuta15:50, 19 Shkurt 2020

Shkolla për arsimin fillor të muzikës në Ulqin për vitin akademik 2019/2020 numëron 323 nxënës. “Gjysëmvjetori i dytë po vijon rregullisht dhe jemi duke u përgatitur për koncertet tradicionale të festave të 7 dhe 8 Marsit si dhe për koncertin tradicional të kremtimit të Ditës së Ulqinit.  Festivali Republikan këtë vit do të mbahet në qytetin e Nikshiqit, ku nxënësit e shkollës tonë do të marrin pjesë në disa disiplina”, u shpreh për Televizionin Teuta drejtori i këtij institucioni, Jusuf Lika. Me fillimin e vitit të ri akademik në muajin shtator, kjo shkollë do të ketë një status të ri, atë të Shkollës së Muzikës dhe Baletit, duke u bërë kështu shkolla e dytë në Mal të Zi e cila do të regjistrohet si e tillë. Numri i nxënësve të cilët regjistrohen në Shkollën e Muzikës është i konsiderueshëm  por hapsirat ku zhvillohet mësimi nuk janë të mjaftueshme. Për këtë arsye në planet e afërta është ndërtimi i ambienteve të reja për të cilat drejtori Lika për momentin nuk dha më shumë detaje.

  • 1

    Radio