Nrekiq thirret në polici për shkak të deklaratës për punësime partiake

Prej tvteuta16:21, 3 Shkurt 2020

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, është thirrur sot në polici për shkak të deklaratave lidhur me punësimet partiake në administratën lokale. Në intervistën për Vijesti, Nrekiq më herët kishte thënë se në Komunë ka punësime partiake nga të gjitha partitë , edhe pse ekziston tepricë e të punësuarëve .  Në polici megjithatë Nrekiq e mohoi të kishte deklaruar diçka të tillë, duke argumentuar se kishte menduar për situatën që kishte gjetur kur ka ardhur në krye të Komunës, njofton Vijesti. Nrekiq në intervistë tha se në Komunë janë të punësuar 90 persona me kontrata të përkohëshme, të cilët janë kryesisht rezultat i punësimeve partiake.

  • 1

    Radio