Sociale Më shumë

Klubi Rotary mbolli ullirin në kopshtin “Solidariteti” dhe shpërndau 496 paketa me dhurata

Prej tvteuta15:57, 18 Dhjetor 2019

Si pjesë e projektit ZeroWaste, i cili po implementohet nga Klubi Rotary i Ulqinit me institucione arsimore publike në Ulqin, sot në oborrin e IP “Solidariteti” mbollën edhe një pemë të ullirit. Ky aktivitet është vazhdim i realizimit të projektit që synon ngritjen e vetëdijes tek fëmijët për mjedisin dhe riciklimin. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në kopshtin Solidarnost, Tonka Markiq, tha se ata  në të ardhmen do të vazhdojnë të përpiqen të jenë një institucion ku vogëlushët do të kenë mundësinë të mësojnë bazat e riciklimit dhe se si mund të kontribuojnë në ruajtjen e Tokës. Rotary Club në këtë institucion shpërndau edhe 496 pako të ashtuquajtura “shoebox”, me dhurata për fëmijët, për të 16-in vit me radhë.

  • 1

    Radio