Papa Françesku vitin tjetër për vizitë në Mal të Zi

Prej tvteuta14:52, 14 Dhjetor 2019

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ndodhet për vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Papë Françeskun dhe sekretarin shtetëror Pjetro Parolino.  Në takim u diskutua edhe për ligjin e ri për liritë fetare i cili ka ngjallur jo pak debate në Mal të Zi. Sekretari Parolino tha se Vatikani nuk përzihet në politikat e vendeve të tjera por përkrah miratimin e ligjit i cili rregullon liritë fetare sipas normave civilizuese. Gjatë takimit u dakordua edhe vizita e Papës në Mal të Zi , e cila  do të ndodh gjatë vitit 2020.

  • 1

    Radio