Sociale Më shumë

Fillojnë punimet në adaptimin e Shtëpisë së Shëndetit

Prej tvteuta16:32, 2 Dhjetor 2019

Përfaqësuesit e Ministrisë së shëndetit dhe të Ministrisë së konomisë, vizituan sot punimet që po kryhen në Shtëpitë e Shëndetit në Tivar dhe Ulqin, në kuadër të projektit “Efikasiteti energjetik i Malit të Zi-faza e dytë”, me vlerë 1.4 milionë euro. Sipas sekretarit të shtetit, Millovan Vujoviq, deri tani nëpërmjet këtij projekti në institucionet shëndetësore janë investuar 8.15 milionë euro, me qëllim rritjen e efikasitetit energjetik të tyre. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, Pavle Marnikoviq, tha se punimet janë paraparë të zgjasin 100 ditë, por duhet të merren parasysh edhe kushtet e motit. Ai shtoi se ky projekt do të sjellë benefite të shumta, si për të punësuarit ashtu edhe për pacientët e këtij institucioni shëndetësor.

  • 1

    Radio