Tërmet i rëndë në Shqipëri. Ka viktima dhe të plagosur

Prej tvteuta10:47, 26 Nëntor 2019

Një tërmet i rëndë prej 6.4 ballë Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë dhe vendet e rajonit, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme materiale. Tërmeti i orës 3.55 të mëngjesit me epiqendër në afërsi të Durrësit, ishte më i forti i një serie tërmetesh prej 3 deri 6.3 ballë Rihter, të cilët filluan mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Një tërmet tjetër i rëndë prej 5.4 ballë u regjistruar në orën 7.08 minuta. Në zonën e Durrësit si pasojë e shëmbjes së disa objekteve të banimit deri tani janë regjistruar shtatë viktima, kurse me qindra janë të plagosur. Tërmetet u ndien edhe në Mal të Zi, Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit, por përveç dëmeve të pakta materiale nuk kanë shkaktuar probleme serioze.

  • 1

    Radio