Kulturë Më shumë

Sonte ne NY ne nje atmosfere festive shenohet Dita e Flamurit

Prej tvteuta16:09, 23 Nëntor 2019

Për nderë të 28 nëntorit-Ditës së Flamurit, sonte në Nju Jork Albis Party organizon mbrëmje festive për komunitetin shqiptarë I cili gjendet atje. Kjo pritet të jetë një mbrëmje e veçantë si për nga organizimi ashtu edhe për nga pjesëmarrësit zyrtarë që jetojnë në SHBA, por edhe të pranishmit të cilët nga Mali I Zi dhe Shqipëria udhëtuan enkas për të shënuar këtë datë me bashkatdhetarët qe gjenden në Nju Jork.

Mysafirë të pranishëm do të jenë: Kongresmeni  Michael Grimm, ambasadori William Walker, Peter Lumaj, gazetari Marin Mema, kryetari i KKSH-së  Faik Nika, kryetari i KK Ulqin Dr Ilir Çapuni, kryetari i PD-së dhe drejtor i OT-Ulqin Fatmir Gjeka, si  dhe drejtori i njësisë së punëve të brendshme Ulqin, dhe këshilltarë  I PSD-së në KK Ulqin, Naser Resulbegoviq.

  • 1

    Radio