Sociale Më shumë

Një banor i Ulqinit arrestohet në Shqipëri: Akuzohet se donte të korruptonte policët

Prej tvteuta16:03, 22 Nëntor 2019

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Ulqin,  në aksin rrugor Mamurras – Lezhë, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin përtej normave të lejuara të shpejtësisë, për çka është ndaluar nga policia rrugore, njofton televizioni Top Channel.  

Përveç gjobës, drejtuesi është edhe arrestuar pasi sipas policisë ka tentuar që ti korruptojë me 2.000 lekë të reja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

  • 1

    Radio