Hulumtimi i BIRN: Korrupsion në kufirin Sukubinë – Muriqan

Prej tvteuta10:30, 19 Nëntor 2019

Sipas hulumtimit të rrjetit gazetaresk BIRN, në kalimin kufitar Sukubinë – Muriqan korrupsioni është kthyer në diçka normale. Hulumtuesit gjatë muajve të verës 4 herë kanë udhëtuar në relacionin Shqipëri-Mali i Zi, dhe në të gjitha rastet kanë vërejtur transaksione korruptive në mes të shoferave të autobusave dhe të punësuarve në doganë.  Sipas dëshmive të disa shoferave, ata janë të detyruar të paguajnë 30 euro për çdo kalim kufiri, përndryshe ndalohen me orë të gjata dhe kontrolle të shumta. Edhe në policinë e Malit të Zi janë të vetëdijshëm për prezencën e korrupsionit në këtë pikë kufitare. Ndihmësi i drejtorit të policisë, Vesko Damjanoviq, është shprehur i surprizuar me rezultatet e hulumtimit, por edhe më herët kanë pasur njohuri për elemente korrupsioni në këtë kalim, për çka edhe kanë vendosur kamera të fshehta. Ai shtoi se shoferët dhe policët që janë objekt i këtyre elementeve negative duhet ti paraqesin ato sipas ligjit.

  • 1

    Radio