Bekohet gurthemeli i kishës së re në Fushë të Ulqinit

Prej tvteuta17:07, 5 Nëntor 2019

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, përfaqësuesve të pushteti lokal dhe klerit të tre konfesioneve fetare, në Fushë të Ulqinit sot u bë bekimi i gurthemelit të kishës së re famullitare në Ulqin. Në ceremoninë e bekimit folën atë Simon Filipaj, kryeipeshkvi i Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj, kryipeshkvi i Shkodrës dhe Pultit, imzot Angjelo Massafra, si dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixhe Gjoni. Kjo kishë i kushtohet atë Vinçenc Prenushit me martirët e tjerë të regjimit komunist në Shqipëri, të cilët gjatë jetë s së tyre u dalluan për veprimtarinë fetare dhe patriotike.

  • 1

    Radio