Kulturë Më shumë

Mehmet Kraja zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Prej tvteuta09:48, 4 Tetor 2019

Akademiku Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni. Kjo e fundit deri në qershor ishte drejtuar nga akademiku Nexhat Daci i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti pasi ai i kishte mbushur 75 vjet. Deri më sot këtë funksioni e kishte ushtruar, akademik Jusuf Bajraktari, shkruan klankosova.

  • 1

    Radio