Kulturë Më shumë

Filloi edicioni i pestë i Seanema Film Festival

Prej tvteuta10:30, 19 Shtator 2019

Edicioni i pestë SEANEMA FILM FESTIVAL, i cili do të mbahet nga data 18 deri më 22 shtator, hapi siparin me premierën e filmit DELEGACIONI nga regjisori shqiptar Bujar Alimani, i cili është edhe i ftuari i festivalit. Përveç regjisorit të filmit, në hapjen e festivalit ishin prezent edhe aktorët e njohur Viktor Zhusti dhe Ndriçim Xhepa. Festivali SEANEMA ,të cilin e organizon tashmë tradicionalisht OJQ Unë veproj , vjen këtë vit me moton kryesore IN/EXCLUSION (në përjashtim, i/e përjashtuar). Programi i këtij festivali kombinon cilësinë artistike me qasjen aktiviste që ka ndaj temave apo problematikave shoqërore. Drita Llolla, nga OJQ Unë veproj, tha për TV Teuta se gjatë festivalit do të shfaqen 50 filma metrazh i gjatë, metrazh i shkurtër dhe dokumentarë, ndër to edhe produksionet më të reja nga Mali i Zi, rajoni, Europa dhe bota, me një program shoqërues special filmash artistikë dhe dokumentarë në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Mal të Zi dhe EU Info centre në Mal të Zi. Risi këtë vit do të jetë shfqaja e filmave në tre lokacione të ndryshme, Muzeun e Ulqinit, Qendrën për Kulturë dhe në Kinosallë.

  • 1

    Radio