Sociale Më shumë

Afati i dytë për regjistrimet në universitetin “Hasan Prishtina”

Prej tvteuta20:49, 17 Shtator 2019

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin plotësues – afatin e dytë (II) të aplikimit, për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2019/2020. Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit ka filluar nga data 13.09.2019  dhe zgjat deri më datën 19.09.2019, ndërsa provimi pranues do mbahet më datë 21 dhe 23.09.2019 pranë fakultetit përkatës, sipas orarit të caktuar. Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit, orarin e provimit pranues, dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni në faqen zyrtare të universitetit.

  • 1

    Radio