Kulturë Më shumë

Ekspozitë për detarinë ulqinake

Prej tvteuta08:48, 18 Shtator 2019

Ditën e premte me 20 shtator, në hotelin “Plaza” në Ulqin do të mbahet ekspozita me titull “Detaria e Ulqinit ndër shekuj”, në të cilën do të ekspozohen  modelet e anijeve dhe fotodokumentacioni i detarisë ulqinake. Qëllimi i kësaj ekspozite është që gjurmët e kësaj tradite të mblidhen dhe të sistematizohen institucionalisht në një institucion të përshtatshëm historik, si dhe të punohen modelet prej druri të anijeve tradicionale ulqinake. Ekspozita e fotodokumentacionit është kontribut i grupit “Liburna ulqinake” e përkrahur nga Kuvendi Komunal i Ulqinit. Për ekspozitë janë përdorur materialet e familjeve ulqinake të mbledhura nga gazmend Çitaku, kurse një pjesë vjen nga koleksioni privat i Ilir Çapunit.

  • 1

    Radio