Aktuale Më shumë

Filloi manifestimi dy ditor “Ditët e bamjeve”

Prej tvteuta10:14, 19 Gusht 2019

Nën organizimin e hotelit “Pallata Venecia” dhe Organizatës Turistike të Ulqinit, manifestimi dy-ditor “Ditët e Bamjeve” u hap zyrtarisht mbrëmë. Për të dytin vit radhazi, specialitetet tradicionale gastronomike nga bamjet janë përgatitur nga amviset nga Ulqini, të cilat u shijuan nga vizitorë e shumtë të kësaj ngjarjeje.

Mersiha Resulbegoviq-Mavriq e cila foli në emër të Pallatës Venecia, tha se qëllimi i ngjarjes ishte promovimi i pjatave tradicionale të bamjeve, kurse drejtori i OT-së Fatmir Gjeka, tha që manifestime të tilla gjithmonë do të përkrahen. Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, Sekretari i Shtetit Damir Davidoviq, si dhe Kryetari i Shoqatës së Kuzhinierëve të Malit të Zi Vuksan-Vuko Mitroviq. Gjatë mbrëmjes së parë, të ftuarit u argëtuan nga kantautori malazez Slobodan Kovaceviq, ndërsa sonte do jetë koncerti i këngëtares  Marijana Zlopasha.

  • 1

    Radio