Sociale Më shumë

“Marimanga” gjatë një dite konfiskon rreth 15 automjete, lëshohen rreth 35 padi për kundërvajtje

Prej tvteuta15:24, 6 Gusht 2019

Këto ditë punonjësit e Policisë Komunale dhe të Parking Shërbimit, me asistencë të Drejtorisë së Policisë në Ulqin, janë duke zbatuar aksionin e menjanimit të automjeteve nga zonat më të frekuentuara, ku sot u bë menjanimi i automjeteve në zonën e Përroit, në Ranë. Udhëheqësi i policëve komunal, Amir Mehmeti, tha se vazhdojnë parregullsitë në komunikacion kur bëhet fjalë për parkim dhe uzurpimin e hapësirave publike. Sipas Mehmetit. ndëryhrja e merimangës gjatë ditës konfiskon mesatarisht mbi  15 automjete si dhe lëshohen deri në 35  padi për kundërvajtje.

  • 1

    Radio