Kulturë Më shumë

Hoxha: Vizitë e mirë e “Skenës verore”, program cilësor deri në fund të manifestimit

Prej tvteuta16:13, 29 Korrik 2019

Drejtori i Qendrës për Kulturë në Ulqin Musa Hoxha ka folur për rrjedhën e edicionit të sivjetshëm të “Skenës Verore”, e cila është përsëri një nga ngjarjet kryesore kulturore në Ulqin. “Mendojmë se kemi bërë gjënë e duhur dhe kemi sjellë njerëzit e duhur që do të kenë çka për t’i treguar popullatës lokale si dhe turistëve që vijnë në Qytetin e Vjetër”, tha Hoxha. Ai gjithashtu njoftoi se programi është përzgjedhur për një kohë të gjatë dhe shprehu besimin se ky manifestim do të përmirsohet viti në vit.” Në natën e fundit të festivalit , më 19 gusht, në Plazh të Vogël do të organizohet një koncert i muzikës xhaz, kurse në muajin shtator do të vijë festivali” Belcanto “dhe manifestimi folklorik i karakterit ndërkombëtar”, njoftoi drejtori Hoxha.

  • 1

    Radio