Policia: Parkimi me pagesë ka ulur problemet në komunikacion

Prej tvteuta08:54, 28 Korrik 2019

Vendosja e parkimit me pagesë në rrugët kryesore të Ulqinit, ka ulur tollovinë dhe problemet e tjera në komunikacion, tha për TV Teuta, polici i Sektorit të sigurisë në Ulqin, Aleksandër Zhivkoviq. Sipas tij, vitet e kaluara ka pasur raste të shumta që parkimet e parregullta në anët e rrugëve kanë krijuar bllokim të komunikacionit dh probleme për qarkullimin e lirë të automjeteve. Ai vlerësoi se gjendja e sigurisë në Ulqin është e mirë dhe se qyteti ynë vazhdon të jetë njëri ndër destinacionet më të sigurta turistike.

  • 1

    Radio