Sociale Më shumë

Ekspozitë e nxënësve me temën e tolerancës

Prej tvteuta15:25, 14 Maj 2019

Gjatë 4 muajve të kaluar në Ulqin u realizua projekti;”Fëmijët e Ulqinit-promoterë të tolerancës”, i cili u realizua nga OJQ “Horizonti i Ri”, Biblioteka e Ulqinit, Youth Corner, me përkrahjen e Mnistrisë së arsimit dhe Komunës së Ulqinit. Në kuadër të projektit fëmijët e shkollave të Ulqinit kaluan nëpër aktivitete të ndryshme që kishin për qëllim ti edukojnë ata mbi temën e tolerancës ndaj të tjerëve. Me këtë rast në galerinë e Qendrës për Kulturë u organiza edhe një ekspozitë e punimeve të nxënësve , ku disa prej tyre fituan edhe çmime, si dhe u ndanë diploma për pjesmarrje në projekt.  Ekspozita u hap nga koordinatori i projektit Nazif Veliq dhe trajnuesi dhe mësimdhënësi nga shkolla “Mareshali Tito” Gjuro Daboviq, kurse të pranishmëve iu drejtuan edhe udhëheqësja e Bibliotekës Ardita Rama, nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni dhe koordinatorja Ardita Kovaçeviq. Të pranishmit vlrësuan se projekte të tilla janë mjaft të rëndësishëm për fëmijët dhe edukimin e tyre për të respektuar diversitetin.

  • 1

    Radio