Kulturë Më shumë

“Dy gisht mjaltë” u shfaq në Qendrën për Kulturë

Prej tvteuta10:08, 9 Maj 2019

Dy gisht mjaltë” u shfaq në Qendrën për Kulturë

Filmi shqiptar “Dy gisht mjaltë” mbrëmë pati shfaqjen premierë në sallën e Qendrës për kulturë në Ulqin. Kjo komedi para publikut sjell performancën e aktorit të njohur Ermal Mamaqi, si dhe debutimin e këngëtares Elvana Gjata, por edhe aktorë të tjetë të njohur të skenës shqiptare, si Koço Devole, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi etj. Në premierë ishin prezent disa nga aktorët, përfishirë Ermal Mamaqin,  i cili për media shprehu kënaqësinë që ndodhet në Ulqin për të promovuar filmin, i cili është duke shënuar sukses në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Ai njoftoi se janë duke menduar që filmi të ketë edhe vazhdimin e tij. “Dy gisht mjaltë” në Ulqin do të shfaqet edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër në dy orare të caktuara, në ora 16.00 dhe 21.00.

  • 1

    Radio